Modeluesja ruse sulmon sërish Kim Kardashianin
25 janar 2018
| 12:39
Modeluesja e njohur ruse Anastasia Kvitko është bërë mjaft e famshme për shkak të krahasimit që i bëhej me seks simbolin Kim Kardashian.
23-vjeçarja ka deklaruar se shpeshherë është shumë më e bukur se Kimi, ndërsa e përafrojnë vetëm për format fizike. Së fundi, Anastasia ka sulmuar sërish Kim Kardashianin, duke u shprehur se asaj tanimë i ka ikur mosha dhe i ka mbetur vetëm “photoshopi”.
23-vjeçarja ka shtuar ndjeshëm edhe fansat në “Instagram” teksa vetëm gjatë vitit të fundit ka kaluar nga 2.1 milionë ndjekës, në 7.6 sish.