Moderatorja Çeku-Buçinca rrëfen se si raportoi për ngjarjet historike

06 shkurt 2021 | 18:15

Ish-moderatorja e lajmeve në RTSH dhe në RTK, Besa Çeku Buqinca, ka rrëfyer në emisionin “Frontal”, në T7, sfidat gjatë moderimit të saj, duke filluar nga lufta e fundit në Kosovë e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Për shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008, Çeku ka thënë se është momenti më i lumtur në jetën dhe karrierën e saj.


“Isha pjesë e asaj dite madhe për Kosovën. Ishin emocione të përziera, sesa gjitha ai rrugëtim, sakrificë, gjithë ai gjak i derdhur kulmoi me formimin e UÇK’së që çoi deri në formimin e shtetit. Unë i takoj brezit 1981 dhe për ne ishte ëndërr”, ka thënë Çeku.

Ajo foli edhe për dhënien e lajmit për fillimin e bombardimeve të NATO’s ndaj caqeve serbe në Kosovë.

“Është shumë interesantë që mua gjithmonë më ka rastis që ti dha këto lajme me shumë emocione. Atë ditë prisnim të gjithë këtë lajm të shumëpritur, e dinim që do të ndodhin por kohën e saktë jo. Mua më lajmëruan nga regjia se duhet ta dhe njoftimin. Vetë fytyra ime u ka bërë me dije shikuesve se diçka po ndodh. Unë e dhashë informacionin për pak sekonda. Ishte momenti që ne duhet ta jepnim njoftimin në kohë reale. Me gjithë ato emocione, me ato dridhje, e gjithë historia e popullit kosovar më ka dal përpara”, ka thënë më tutje ajo.

Ndër të tjera, moderatorja ka folur edhe për lajmet e hidhura që i ka dhënë ajo në karrierën e saj. Çeku theksoi se ka pasur raste edhe personale gjatë luftës që e kanë prekur familjen e saj.

“Ka pasur lajme për rënie të dëshmorëve, për vrasje,. Edhe gjuha e trupit flet ndonjëherë, nuk mund ta fshehësh atë ndjenë. Sidomos pasi kanë filluar bombardimet ju e dini se çfarë ka ndodhur këtu nga Serbia për tu hakmor ndaj popullsisë civile. Ishte shumë e rëndë. Kam pasur edhe një rast personal. Pas disa ditësh bombardimesh unë kisha një motër shtatzënë pas shumë vitesh dhe mora vesh se ajo ishte depërtuar bashkë më qytetarët tjerë dhe nuk dinim asgjë për të. Pastaj ajo shkoi në Shqipëri tek halla. Isha duke hyrë në lajme dhe menzi e përmbajta veten”, ka deklaruar ajo në T7.

Çeku veçoi edhe dhënien e lajmeve për grevat e minatorëve

“Ka pasur raste sa gati që nuk më kanë dalur lotët. Ka pasur raste me minatorë dhe sidomos më së shumti me ta. Ishin grevat minatorëve, ata rrinin dhe ormisnin realizimin e kërkesave të tyre që nuk  u realizuan. Ishte shumë e vështirë që ti shihnim fytyrat e tyre të mbyllur në galeri. Gati sa më kanë dalur lotët”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se…