Moderatorja e njohur zbulon se pse nuk u zhvendos për të jetuar në Afrikë
Moderatorja e njohur,Einxhel Shkira, është bërë mbrëmjen e djeshme pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo e habiti publikun me pjesëmarrjen e saj në këtë reality show, pasi para pak kohësh zbuloi se do të zhvendosej në Afrikë.
“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkroi Einxhel.
Kjo e fundit tregonte se nuk e mbante më asgjë në Shqipëri dhe se është një shpirt i lirë. Moderatorja tha se është lodhur nga kornizat në Shqipëri dhe se duhet të sillesh sipas rregullave të shoqërisë, që të mos paragjykohesh nga të tjerët.
E tani të gjithë pyesin se pse ajo qëndroi në Shqipëri? Kësaj pyetje i ka kthyer përgjigje vetë Einxhel gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë më të famshme.
Moderatorja e njohur ka treguar se arsyeja e rikthimit të saj ka qenë pikërisht “Big Brother VIP”.
“Unë duhet të ikja në Afrikë, duhet të isha atje tani, por Vëllai i Madh më zuri”, tha Einxhel, duke biseduar me Palomën dhe Kledin.