Moderatorja i jep fund beqarisë (Foto)
29 maj 2019
| 11:15
Ylli televiziv britanik Katie Price është gati për t’u martuar me të dashurin 11 vjet më të vogël. Unaza me diamant që mbante në dasmën e shoqes nxiti spekulimet se është fejuar me Kris Boyson.
Moderatorja 41-vjeçare dhe Kris, 31 vjeç, ishin pjesë e të ftuarve duke treguar se e kanë harruar zënkën që pati në fillim të këtij muaji.
Katie dhe Kris shijojnë lidhjen e dashurisë prej një viti. Ata u njohën në maj të vitit 2018 dhe kanë pasur disa zënka gjatë kësaj periudhe, por kjo nuk i ndalon që ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.