Moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna eliminohet nga Big Brother VIP

28 janar 2022 | 23:45

Sonte (e premte) në spektaklin e Big Brother VIP janë diskutuar për dinamika të tjera që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Ndërsa, si çdo spektakle tjetër edhe sonte është eliminuar një nga dy banorët që ishin të nominuarit e javës, Egzona Rafuna dhe Dritan Brama.

Banorja që u eliminua përfundimisht nga gara është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna.

Të dy si Egzona ashtu edhe Dritani ishin dy nga pesë banorët që iu bashkuan shtëpisë më të famshme rreth tre javë më parë.

Ndërsa, kujtojmë që banorët e mbetur në shtëpinë janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frashër Krasniqi i PSD’së thotë se nëse do të vazhdojë…