Moderatorja nga Kosova nis fushatën për të ndihmuar familjet në nevojë
14 janar 2019
| 15:26
Moderatorja e njohur kosovare e cila punon në “RTK”, Alketa Gashi – Fazliu, së fundmi ka nisur një fushatë për shitjen e vesh-mbathjeve për të siguruar mjete që të ndihmojë familjet në nevojë gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit, raporton Korrespodenti
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se ka hapur një faqe “Brenda Dollapit tim”, ku do të promovojë rrobat të cilat do t’i shesë
Alketa ka kërkuar që edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj fushate.