Moderatorja përballet me deputetin e VV-së pasi ai qortoi gazetaren e RTK-së për bojkotin e ministres

04 gusht 2023 | 22:21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është ballafaqur me moderatoren e RTK-së, pas kritikave të tij ndaj gazetares së mediumit publik për largimin nga konferenca e ministres Rozeta Hajdari.

Dugolli tha nuk ka bërë presion me reagimin e tij ndaj gazetares së RTK-së.

“Pak në një farë forme jam habitur me reagimin që e ka bërë AGK-ja, për shkak se e ka cilësuar presion. Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, qëllimi apo edhe vet statusi im aty për sa i përket RTK-së, nuk ka të bëjë me asnjë lloj presioni. Në një farë forme unë dje e shpërndaj edhe reagimin e AGK-së. E shpërndava me të njëjtën porosi që e kisha. RTK-ja është institucion i vetëm publik, transmetuesi i vetëm publik që një nga detyrat kryesore e ka informimin”, ka thënë Dugolli.

E moderatorja e RTK-së i ndërhyri atij duke thënë se “A po mendon që gazetari i RTK-së nuk është tamam gazetar. Nuk do të thotë që të jesh gazetar i televizionit publik të jesh gazetar i nënshtruar”.

“Televizioni Publik i Kosovës, është televizion publik dhe nuk mund të barazohet me televizionet private, të cilat nuk po dua t’i nënçmojë, sepse edhe ato e kanë mision informimin e drejtë dhe me kohë, por dallojnë se informimi është obligim”, tha Dugolli.

Më tutje gazetarja ia përmendi se raste të bojkotimit të konferencave ka pasur edhe më herët, teksa i tha Dugolli se ka qenë VV-ja asokohe në opozitë që i përkrahi këto bojkote.

E Dugolli insistoi se bojkoti nuk i shkon RTK-së.

“Bojkoti në asnjë mënyrë nuk i shkon RTK-së. Bojkoti për informim sa herë të ndodh unë do të jem kritik si qytetarë, sepse si qytetarë duhet të informohemi së pari nga televizioni publik i Kosovës për shkak se me taksat e qytetarëve funksionin. Nëse dikush e merr si presion është gabim sepse nuk është presion”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët shqiptarë përfituan gjatë vitit 2022 numrin më të madh…