Moderatorja shqiptare e sportit ‘ngre temperaturat’ në rrjet me fotot nga pishina dimërore

02 janar 2023 | 19:46

Hygerta Sako është një nga moderatoret më të dashura shqiptare, që prej vitesh jemi mësuar ta shohim duke moderuar “Rubrikën Sportive” në “TVSH”.

Ajo gjithashtu ka rënë në sy gjithmonë edhe për pamjen e saj fizike, ku vitin e fundit ka bërë një ndryshim drastik në peshën e saj, duke humbur disa kilogramë, që i kanë dhënë një hijeshi të jashtëzakonshme.

Moderatorja nuk ka hezituar që këtë pamje të rifreskuar ta shijojë dhe të shfaqet me plot vetëbesim edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ku së fundmi ka befasuar ndjekësit e saj me disa foto ‘të nxehta’.

Me sa duket ndërrimi i viteve e ka gjetur në Itali, ku pas përfundmit të maratonës 1-mujore të Kupës së Botërorit, ka shijuar disa ditë pushimi.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale ajo shfaqet mjaft në formë, ku duket se po relaksohet në shtetin fqinj.

Për më tepër mund të shikoni fotot.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka konfirmuar…