Moderatorja shqiptare shpërngulet në Afrikë?

30 gusht 2021 | 15:43

Kishte një kohë të gjatë që nuk bënte postime në rrjetet sociale, por kur vendosi që të kthehej, mori edhe një vendim të rëndësishëm. Është fjala për moderatoren e njohur, Einxhel Shkira, e cila së fundmi ka zbuluar se çfarë po ndodh me jetën e saj.

Edhe pse u tregua e rezervuar për detajet, Shkira rrëfeu se po punon me një projekt shumë të rëndësishëm. E kjo e ka detyruar atë që të udhëtojë drejt Afrikës. Madje edhe postimet e fundit që ka bërë në “Instagram” janë realizuar pikërisht në këtë destinacion.

E si pasojë edhe ndjekësit janë bërë kuriozë se çfarë po bën Einxhel, e duan të dinë nëse ajo ka vendosur që të jetojë atje. E teksa ka bërë një bisedë virtuale me fansat, ata e kanë pyetur nëse i ka pëlqyer kultura afrikane?

“Khemm khemm” u është përgjigjur moderatorja e njohur, duke mos u treguar konkrete. Ndërsa një tjetër i shkroi asaj: “Cili është qëllimi i udhëtimit në Afrikë? Dhe sa do qëndrosh?”.

“Është bërë pafund kjo pyetje dhe sigurisht kurioziteti është diçka njerëzore, por mendoj se duhet të njohim ca kufij privatësie dhe të mos e pyesim tjetrin për çdo gjë sikur ta kemi rob shpie (dhe ata madje mendohen para se t’më bëjnë pyetje të tilla).

Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike, prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi… kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë, sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Pra kjo është e gjitha njerëz. Ju dua”, u shpreh moderatorja bukuroshe.

Ndërsa në postimet e mbrëmjes së djeshme, Einxhel ka treguar se ndodhet në jug të Shqipërisë, së bashku me miq të saj, ndër të cilët edhe Argjira Spanca. Nuk dihet nëse moderatorja ka ardhur për të takuar familjen dhe shoqërinë, apo është rikthyer përfundimisht pas përfundimit të projektit në Afrikë.

Moderatorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel ShkiraModeratorja shqiptare shpërngulet në Afrikë? Einxhel Shkira

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga institucionet…