‘Moderna’ po zhvillon një vaksinë kundër ‘Omicron’-it
10 janar 2022
| 15:41
Stefan Bancell nga “Moderna” ka thënë se kjo kompani është duke punuar për ta zhvilluar një vaksinë kundër variantit “Omicron”, e cila do të jetë në dispozicion së shpejti.
Në një intervistë për “CNBC”, ai ka thënë se “Moderna” do të prodhojë 2 deri në 3 miliardë doza përforcuese të vaksinës së saj brenda një viti.
Sipas një njoftimi të kompanisë, muajin e kaluar një dozë përforcuese e vaksinës së saj është efektive kundër variantit “Omicron” dhe se vaksina aktuale është mbrojtja kryesore kundër “Omicron”-it. /abcnews.al