Modriç rinovon me madrilanët edhe për një vit si dhe merr shiritin e kapitenit
Zyrtarisht është konfirmuar se Luka Modric, mesfushori 38 vjeçar, do të jetë lojtar i Real Madridit edhe në sezonin e ardhshëm.
Modric, një ikonë e Real Madridi dhe lojtar i tyre që nga viti 2012, nënshkroi një kontratë njëvjeçare me gjigantin nga “Santiago Bernabeu”. Po ashtu, Modric do të bëhet edhe kapiteni i parë i klubit, duke qenë se Nacho u largua nga klubi.
Capology, burimi më i besueshëm kur bëhet fjalë për pagat e futbollistëve profesionistë, pohon se me kontratën e re, Modric do të ketë një pagë bruto vjetore prej 10 milionë e 420 mijë eurosh. E konvertuar në neto, është një shumë prej 5 milionë eurosh.
Kontrata e re e Modricit do të jetë më shumë se gjysma e asaj të mëparshme, sipas së cilës ai kishte një pagë neto vjetore prej 21 milionë e 880 mijë eurosh.
Kontrata e re e Modric është e barabartë me atë që kanë Dani Carvajal, Ferland Mendy dhe Dani Ceballos te Real Madridi.
Sipas situatës aktuale, 11 lojtarë të Los Blancos do të fitojnë më shumë se kapiteni kroat në sezonin e ardhshëm.