Modriçi merr vendimin për të ardhmen
02 prill 2020
| 13:33
Shpesh në çdo merkato qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të Luka Modriç nga Reali, por kroati e ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas mediave spanjolle, lojtari do të qëndrojë te madrilenët, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
Modriç ka një kontratë deri në vitin 2021 me Realin dhe dëshiron që ta respektojmë atë dhe të mos largohet në këtë verë.
Kroati ndihet i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe për këtë arsye nuk dëshiron të largohet, ndonëse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.