
Modriq: Mbappe do të fitojë disa ‘Topa të Artë’
24 mars 2025
| 16:00
Në një deklaratë të dhënë për “Telefoot”, Luka Modriq thuri elozhe për Kylian Mbappe, shokun e tij te skuadra e Realit.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Në fushë bën çdo gjë me shumë lehtësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë. Përpos rezultatit apo faktit që e kisha kundër, ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është personaliteti i Mbappe. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Jam i sigurt se ai do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa ‘Topa të Artë’”, deklaroi kroati 41-vjeçar.