Modriq: Spanja fitoi me mërit

29 qershor 2021 | 12:53

Kapiteni Luka Modriq ishte një nga më të mirët në fushë për Kroacinë edhe në ndeshjen ndaj Spanjës. Mesfushori i Real Madridit ka thënë se Spanja e meritoi fitoren.

“Morëm avantazhin me një gol me fat. Më pas ata luajtëm më mirë se ne për të paktën 60 minuta. Vendosëm të qëndronim të mbyllur në gjysmëfushën tonë dhe i lamë të luanin. Kur sulmuam më shumë, luajtëm më mirë se ata, krijuam shanse dhe aty lindi barazimi: kur treguam cilësitë tonë dhe karakter. Në nisje të kohës shtesë i kishim mbështetur në litarët e ringut, por nuk mundëm të shënonim nga dy raste të mira. Pastaj loja u kthye në favor të tyre dhe nuk kishim forcë të ktheheshim”, ka thënë Modriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Arsimi dhe aftësimi profesional e mban çelësin e progresit teknologjik,…