Modriqi: Ëndrra ime është të pensionohem në Real Madrid

12 dhjetor 2022 | 12:55

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq ka folur për të ardhmen e tij. Mesfushori magjik ka kontratë me “Real Madridin deri në vitin 2023, kurse ende nuk e ka rinovuar kontratën. Modriqi ka bërë të ditur se dëshira e tij është të pensionohet në Real.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Tani për tani jam i fokusuar 100% në Kupën e Botës. Ende nuk kemi folur për rinovimin tim, do të shohim nga afër. Ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë. Ëndrra ime do të ishte të pensionohesha te Real Madrid”, ka thënë në 37-vjeçari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka…