Modriqi, gati të rinovojë kontratën: Jam në klubin më të madh në botë

20 dhjetor 2023 | 12:47

Mesfushori kroat Luka Modriq edhe pse këtë sezon po luan shumë pak me skuadrën e Real Madridit, klub me të cilin ka fituar gjithçka në karrierën e tij, mund të qëndrojë sërish.

Kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni dhe Modriqi ka mjaft oferta nga Arabia, por 38-vjeçari i “shkel syrin” klubit të tij të zemrës.

“Të shtoj sërish kontratën me Real? Ky nuk është momenti i duhur për të folur për këtë gjë. Unë jetoj të tashmen, i përqendruar tek ajo që kam tani për tani. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë përpiqem të jetoj momentin, çdo seancë stërvitore, ndeshje. Jam në humor të mirë dhe mos harroni që jam në klubin më të madh në botë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas…