Modriqi “kërcënon” Barçën
Luka Modriq i ka dhënë një intervistë “Codere Apuestas”, në të cilën analizon “El Clasico” kundër Barcelonës dhe situatën e skuadrës së tij.
“Duhet të luajmë si një ekip ndaj Barcelonës. Është e rëndësishme që të jemi së bashku dhe të mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Në qoftë se ju largoheni prej tyre, Barcelona ka lojtarë, të cilët mund t’ju dënojnë. Si vjen Real Madridi në këtë supersfidë? Ne jemi në formë të mirë dhe të lumtur që e presim këtë ndeshje të madhe para Krishtlindjeve. Jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për të zhvilluar një lojë të madhe. Shpresoj të fitojmë dhe të jemi më afër kreut të La Liga-s. Objektivat e sezonit? Ne jemi në La Liga dhe do të japim gjithçka në kampionat. Do të përpiqemi të rikthehemi në garë për titullin. Përveç kësaj, kemi edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit. Uria për të fituar? Kjo nuk është e vështirë për mua. Karakteri im është i tillë; gjithmonë dua më shumë. Edhe nëse jam i kënaqur me atë që kam bërë, gjithmonë dua më shumë”. (Telesport)