Modriqi konfirmon qëndrimin te Reali

03 qershor 2024 | 15:12

Luka Modriq ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin dhe e ardhmja e tij ende nuk është vendosur. Megjithatë, duke folur në festën e triumfit në Ligën e Kampionëve në “Bernabeu”, kroati është shfaqur duke konfirmuar se do të qëndrojë në Real Madrid edhe një tjetër sezon.

“Shihemi sezonin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht mesfushori legjendar i “Los Blancos”. “Është hera e gjashtë këtu, ky sezon ka qenë i bukur. Jemi shumë të lumtur që jemi në ‘Bernabeu’ duke festuar”. “Dua të falënderoj tifozët tanë për mbështetjen e tyre, ata janë shumë të rëndësishëm për ne. Ata ndoshta as nuk e dinë se sa të rëndësishëm janë. Tifozët na shtyjnë gjithmonë, ne i duam. Kemi pasur shumë probleme këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin si një familje. Kjo është mënyra e vetme për të fituar tituj. Ne kemi qenë një familje këtë sezon”, ka shtuar Modriq.

“Të fitojë të titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm? Natyrisht, ne do të kemi shumë tituj për të luajtur vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Modriq. Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se marrëveshja me Modriq do të zgjatet dhe se kroati do ta vijoj karrierë në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe…