Modriqi, lojtari i Botërorit. Mbappe, lojtari më i mirë i ri
15 korrik 2018
| 19:33
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i Botërorit “Rusi 2018”.
Ylli kroat ka qenë në nivel të lartë që nga ndeshja e parë e deri sonte, por nuk ka arritur që trofeun e më të mirit të sjell në Kroaci.
Ndërsa lojtari më i mirë i ri në këtë Botëror është shpallur Kylian Mbappe.