Modriqi, lojtari i shtatë i lënduar në Real
12 shtator 2019
| 15:02
Nuk kanë fund problemet për Zinedine Zidane, i cili tashmë ka humbur edhe një lojtar tjetër për shkak të lëndimit.
Luka Modriq ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe nuk mund të vazhdojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Për tu rikuperuar mesfushori kroat, duhet të qëndrojë larg fushave të blerta rreth 10 ose 15 ditë.
Dëmtimin e lojtarit e ka komunikuar vetë klubi spanjoll, të cilët nëpërmjet një postimi në “Twitter”. Në skuadrën e Realit të lënduar janë edhe Isco, James Rodriguez, Brahim Diaz, Marco Asensio, Eden Hazard dhe Luka Joviq.