Modriqi mund të rikthehet në Tottenham

07 tetor 2019 | 11:46

Fituesi i ‘Topit të Artë’, Luka Modriq, mund të mos e ketë të gjatë aventurën e tij me skuadrën e Real Madridit.

“ElDesmarque” raporton se ish-lojtari i Tottenham Hotspurit mund të rikthehet në Premierligë, pikërisht te “Spursi”. Mesfushori mund të përfshihet në një marrëveshje që do ta transferonte Christian Eriksenin në “Santiago Bernabeu”.

Kroati kishte kaluar katër vjet në “White Hart Lane”, para se të kalonte në Spanjë, ku me Real Madridin korri suksese të mëdha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar qytetarët dhe partitë…