Modriqi nuk mendon të pensionohet
Pas barazimit 1-1 që Kroacia arriti ndaj Italisë, rezultat që thuajse ka eliminuar ekipin ballkanas, mesfushori Luka Modriq ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pse 38-vjeçar.
“Do të vijë edhe momenti kur unë do të detyrohem të tërhiqem nga futbolli, por ende nuk e di se kur do të vijë kjo ditë”, u shpreh kroati, që u bë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon në një Evropian.
“Kjo ishte një nga ndeshjet më të pafat të karrierës time. Kjo është një ditë e trishtë për mua dhe kombëtaren, por unë nuk ndalem këtu. Për momentin do të vazhdoj të luaj, kjo është e sigurt. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe përgëzimet”, ka shtuar mesfushori, i cili ka rinovuar edhe për një vit me skuadrën e Real Madridit, me të cilën fitoi titullin dhe Ligën e Kampionëve.