Modriqi pritet të rinovojë deri në vitin 2025
Mesfushori Luka Modriq është padyshim “numri 1” i futbollit kroat për të gjitha kohët, dhe ndër të veçantët e “Galaktikëve” të Real Madridit, në një bashkëpunim që duket se do të vazhdojë, me mesfushorin 38-vjeçar është shumë pranë rinovimit me klubin e madh spanjoll, pavarësisht moshës së tij kritike.
Ndonëse nuk ka qenë vazhdimisht titullar, e përditshmja madrilene, “AS” e lajmëron këtë vendim të klubit me titullin e thjeshtë “Modriq 2025”, dhe me foton e kroatit me fanellën kampione, në festimet para tifozëve, ndërsa e përditshmja kroate, “Jutarnji List” njofton në shtojcën sportive se lajmin e madh e dha menaxheri i lojtarit, që do të bëhet kapiten.
Gazeta nga Zagrebi saktëson se mbetet një pengesë për t’u kapërcyer, dhe kjo është rroga, teksa sipas saj, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i ka ofruar 38-vjeçarit kontratën 1-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, nga 10 milionë që fiton aktualisht. Ky do të ishte sezoni i 13-të i Modriqit në “Santiago Bernabeu”, ku mbërriti në 2012