Modriqi rrezikon 5 vite burg
02 mars 2018
| 18:27
Prokuroria e Kroacisë ka akuzuar lojtarin e Real Madrid, Luka Modriq, se ka dhënë dëshmi të rreme në gjyqin për ish-presidentin e Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiq.
Nëse kjo akuzë do të konfirmohej, Modriq do të rrezikonte nga 12 muaj deri në pesë vite burg. Sipas të përditshmes kroate “Vecernji List”, ka disa mospërputhje në deklaratat e bëra nga Modric dhe dëshminë e bërë nga lojtari në 2015-ën, kur çështja ishte nën hetim. (Telesport)