
Modriqi vazhdon kontratën me Realin
26 qershor 2023
| 12:38
Mesfushori veteran, Luka Modriq ka vazhduar kontratën me Real Madridin.
Reprezentuesi kroat me kontratën e re do të jetë pjesë e “mbretërve” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur klubi mbretëror përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
“Real Madrid CF dhe Luka Modriq kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024”, thuhet në komunikatë.
Modriqi iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 kur u transferua nga Tottenham Hotspur.
Comunicado Oficial: Modrić.#RealMadrid | #Modrić2024
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 26, 2023