
Modriqi vazhdon me Realin
26 shkurt 2019
| 17:27
Luka Modriq po lidhet me një largim nga Real Madridi, por që lojtari duket se përfundimisht ka vendosur për të ardhmen e tij.
Mesfushori është duke u kërkuar me ngulm nga Interi, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Modriq ka pranuar që ta rinovojë kontratën me Real Madridin, duke e refuzuar edhe një herë kalimin te “Nerazurët”.