Modriqi zbulon rrugëtimin e vështirë deri të “Topi i Artë”

20 dhjetor 2018 | 15:45

Mesfushori kroat i Realit të Madridit, Luka Modriq ka folur për prestigjiozen spanjolle “GQ”, ku ka përmendur se çfarë i është dashur të kalojë që nga fëmijëria e deri tek fitimi i “Topit Të Artë”.

Kujtojmë se ish-mesfushori i Tottenham ishte i pari lojtar që e fiton këtë trofe pas hegjemonisë 10-vjeçare Messi-Ronaldo. “Jam shumë i lumtur me faktin se më në fund të gjithë e kanë njohur se çfarë kam arritur unë të bëj në karrierën time. Më është dashur që të fitoja shumë trofe, për të bërë të mundur fitimin e ‘Topit të Artë’. Tani të paktën njerëzit e kanë kuptuar se futbolli nuk është gola, gola dhe vetëm gola”, ka thënë Modriq.

Modriç, ka rrëfyer gjithashtu vështirësitë që i janë dashur për të arritur në majat e futbollit evropian, por edhe atij botëror. “Kam qenë duke jetuar nga dyshimet, sepse që nga fëmijëria që të gjithë më thoshin se forma ime fizike nuk ishte e duhura, dhe për të pasur sukses, duhet fizik i bëshëm”

“Por unë, nuk dyshova asnjëherë në veten time. Më besim në vetvete,  ja kam dalë që të bëhem pjesë e klubit më të mirë në botë. Në fillim shumë pak e besonin këtë, kjo është pjesë e jetës time. Kam qenë gjithmonë i rrethuar nga dyshimet, duke e dëgjuar shpesh se nuk do ia arrija deri në majë. Të gjitha çmimet që kam marrë, i kam merituar, nuk më ka falur askush asgjë. Çdo gjë e kam arritur vetëm duke punuar shumë”, ka shtuar Modriqi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë transferimit me ambulancë nga spitali i Grenoblës në qendrën…