Modriqi zgjedh Maradonën para Messit
02 dhjetor 2022
| 12:02
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq ka thënë se Diego Maradona është lojtari më i mirë në histori. Në këtë mënyrë anëtari i Real Madridit e ka anashkaluar Leo Messin.
“Për mua, më i madhi është Maradona. Messi dhe Maradona janë dy legjenda, por Diego është Diego”, ka thënë Modriq.
Në vitin 1986, Diego Maradona me Argjentinën u shpall kampion i botës. Në vitin 2021, Leo ndihmoi ekipin kombëtar të fitonte Kupën e Amerikës. Le të shohim se sa larg mund të shkojnë argjentinasit në Katar.