
Moenchengladbachu interesohet për Manajn
30 prill 2025
| 15:06
Borussia Moenchengladbachu po sfidon Fenerbahçen, Beshiktashin e Tranbzonsporin për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Rey Manaj.
Mediumet turke kanë raportuar se Manaj pritet që këtë verë të transferohet në Gjermani, pasi skuadra e Gladbachut është gati të paguajë 4 milionë euro për kartonin e tij. Manaj është pjesë e Sivassporit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026 kurse këtë sezon ka treguar formë të mirë.
Në 25 ndeshje të luajtura me fanellën e Sivassporit, sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 5 asistime.