Mogadisho, të paktën 76 të vdekur pas një atentati kamikaz
28 dhjetor 2019
| 12:58
Një atentat me veturë të mbushur me eksploziv shkaktoi të paktën 76 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një lagje të kryeqytetit somalez, Mogadisho, njoftuan shërbimet mjekësore.
“Numri i viktimave që ne kemi konfirmuar është 76 të vdekur dhe 70 të plagosur. Bilanci mund të jetë më i rëndë”, deklaroi drejtori i shërbimeve private të ambulancave “Aamin Ambulance”, Abdukadir Abdirahman Haji./KP