Mogherini fton Qeverinë e Kosovës ta revokojë vendimin për taksën ndaj Serbisë
10 dhjetor 2018
| 16:36
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Ndërsa sa i përket, çështjes se korrigjimit të kufijve, Mogherini ka thënë se i takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre, por sipas saj nuk do të pranohet kufi me linja etnike.
Këto komente Mogherini i ka bërë në një konferencë për medie pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.