Mogherini: BE-ja është më e fuqishme se dy vite më parë
11 maj 2018
| 20:47
Edhe përkundër faktit që Bashkimi Evropian u përball me kriza të thella ekonomike, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se Bashkimi Evropian është shumë më i fuqishme se dy vite më parë.
“Mënyra evropiane për të arritur paqen dhe sigurinë, do të thotë që siguria vjen vetëm me pajtim, tejkalimin e konflikteve të vjetra dhe plagëve”, ka thënë Mogherini.
Disa vende të BE-së, nga të cilat Greqia dhe Spanja ishin goditur nga kriza të thella ekonomike, ndërsa Britania e Madhe kërkonte shkëputje nga BE.