Mogherini kërkon nga ekipi negociator ta heqin taksën ndaj Serbisë

08 janar 2019 | 13:31

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Pas takimit, Mogherini ka thënë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbia.

Po ashtu, Mogherini u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës të shfuqizojnë taksën doganore, ndaj produkteve nga Serbia.

“Ky takim ishte një mundësi për të biseduar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me dialogun. Në këtë kontekst, Mogherini ka ritheksuar urgjencës për shfuqizimin e tarifës doganore, të vendosur nga Qeveria e Kosovës”, është bërë me dije në deklaratën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

“Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të dialogut, kërkon një klimë që kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore, ku marrëveshjet e arritura më herët duhet të respektohen dhe zbatohen dhe veprimet e deklaratat, që nuk janë në interes të përgjithshëm dhe objektivat strategjike të rajonit, duhet të shmangen”, është theksuar në këtë deklaratë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit “Drenica” tash e tutje do të drejtohet…