Mogherini: Kosova drejt liberalizimit të vizave
21 mars 2018
| 19:43
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mirëpritur lajmin që Kosova ka ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.
Në profilin e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se Kosova tani është drejt liberalizimit të vizave.
“Lajm i mirë nga Prishtina, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”, ka shkruar ajo.