Mogherini: Me Kosovën do ta vazhdojmë bashkëpunimin për MSA-në
17 prill 2018
| 16:13
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe për siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në Marrëveshjen për Stabilizim Asocim (MSA).
Mogherini ka thënë se presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
“Besoj fuqishëm se një marrëveshje mund të arrihet për normalizimin e marrëdhënieve, por ka shumë për të bërë. Shoh se ka përcaktim nga të dyja vendet për ta bërë këtë”, ka thënë Mogherini.