Mogherini në Beograd: Ngjarja e djeshme nuk duhet të përsëritet më

27 mars 2018 | 21:43

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme e Siguri dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini sonte në takimin që ka pasur me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, ka thënë se ngjarja e djeshme kur u arrestua Marko Gjuriqi, nuk duhet të përsëritet më.

Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të takimit, ajo ka thënë se BE-ja kërkon qetësi, mençuri dhe lidership për të parandaluar këso skenash.

“Në takim përfaqësuesja e lartë ka folur për ngjarjen e djeshme në Kosovë: çfarë ndodhi dje nuk duhet të përsëritet më”, thuhet në njoftim.

Presidenti serb dhe Mogerini janë pajtuar që të gjenden mënyra të reja për vazhdimin e punës dhe zgjidhjen paqësore të problemeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ata pajtohen se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë ruajtja e stabilitetit, paqes dhe e progresit në rrugën drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…