Mogherini ngushëllon popullin amerikan: McCain, një burrështetas i respektuar
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian, ka ngushëlluar familjen McCain dhe popullin amerikan, duke thënë se senatori John McCain ishte një burrështetas i respektuar, i cili i kushtoi gjithë jetën e tij shërbimit publik.
“Ai ishte një njeri me integritet, parime dhe një ndjenjë të lartë të detyrës. Ai ishte një besimtar i vërtetë në rëndësinë e një marrëdhënieje të fortë transatlantike për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës dhe SHBA-së, dhe si shtyllë e rendit global të rregullave. Ka qenë privilegji im për të bashkëpunuar me të gjatë viteve, gjithmonë në një frymë respekti të ndërsjellë. Ne të gjithë nderojmë atë dhe mbajmë zi për vdekjen e tij, por trashëgimia e tij do të fuqizohet”, ka thënë Mogherini.
McCain, një senator i shquar amerikan dhe veteran i luftës në Vietnam, ndërroi jetë dje në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.