Mogherini: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog

05 korrik 2019 | 20:54

“Derisa tarifa që u ka vënë Prishtina mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, mbetet në fuqi, nuk shoh kushte për thirrjen e dialogut në nivel të lartë”, ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Taksa, e cila shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut, “është për keqardhje”, tha Mogherini, pasi, sipas saj, elementet për marrëveshje midis palëve ekzistojnë.

Mogherini, e cila së shpejti e përfundon mandatin, foli nga Poznani i Polonisë, ku u mbajt një samit për Ballkanin Perëndimor.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/mogherini-pa-heqjen-e-takses-ska-dialog/30039222.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate dega në Shtime ka shënuar pesëvjetorin e themelimit.…