Mogherini takoi udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor (Foto)
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është takuar në Nju Jork me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka shkruar se ajo ka qenë nikoqire e një tubimi joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku është biseduar për situatën në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe punën për integrimin evropian.
Në Nju Jork është duke u zhvilluar punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Tonight in New York, 🇪🇺 HRVP @FedericaMog hosted an informal gathering of #WesternBalkans leaders. On agenda the situation in the region, regional cooperation and ongoing work on #EU path. pic.twitter.com/0mfYzf5g1P
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) September 27, 2018