Mogherini takon Thaçin dhe Vuçiqin
18 korrik 2018
| 11:13
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një takim të përbashkët.
Para këtij takimi me dy presidentët, Mogherini ka takuar ndaras presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në ndërkohë, takimin e parë, gjatë ditës së sotme në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e BE-së ka pasur me delegacionin nga Kosova që drejtohet nga presidenti Hashim Thaçi.
Në delegacionin e Kosovës përpos Thaçit janë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi.