Mogherini viziton Tiranën në muajin maj
29 prill 2019
| 16:22
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, do ta vizitojë Tiranën më 8 dhe 9 maj.
Mogherini pritet të takojë kryeministrin Edi Rama dhe pjesëtarë të opozitës.
Vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Evropian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe një muaj para se në shtetin shqiptar të mbahen zgjedhjet vendore të 30 qershorit.