Mohamed Salah shpallet “Burri i vitit 2019”
15 tetor 2019
| 11:53
Mohamed Salah është ylli i coverit të këtij muaji të revistës për burra ‘GQ’. Futbollisti i Liverpoolit u shpall “Burri i vitit 2019” nga revista ‘GQ’. “Të gjitha ëndrrat dhe qëllimet e mia ishin të bëhesha një profesionist i njohur, por nuk e imagjinoja se do të arrija në nivelin që jam tani”, ka thënë Salah. Ai ka pozuar për kopertinën e revistës me supermodeluesen Alessandra Ambrosio. Salah mundi kandidatët e tjerë, shokun e skuadrës së Liverpoolit, Sadio Mane dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Ndërkohë ylli i ‘Victoria Secret’ Alessandra Ambrosio fitoi “Fashion Icon”.