Mohimi i krimeve gjatë luftës shihet si fyerje ndaj viktimave
Adem Ramadani, i plagosur në ditën kur ndodhi masakra e Reçakut në janar të vitit 1999, ka thënë se ndihet i fyer nga deklaratat e fundit të një ish-ministri të Kosovës nga komuniteti serb se ngjarja në Reçak është trilluar.
Ai ka kritikuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës që nuk janë marrë me masakrën që ndodhi në fshatin e tij, ku humbën jetën më shumë se dyzet persona. Sipas tij, deri tash as gjykatat e Kosovës nuk kanë akuzuar asnjë person për krimet e bëra.
“Masakra e Reçakut është e njohur besoj në gjithë botën. Ne ndihemi të fyer. Si nuk ndihemi të fyer kur njerëzit kanë humbur nga 3 anëtarë të shtëpisë në Reçak e në vendet tjera edhe me shumë. Por, neve na zbeh edhe një fakt tjetër ai i qeverisë tonë pasi që kurrë nuk ka akuzuar serbët për Reçakun dhe të gjitha masakrat e tjera. Në fakt po i hapet dera Beogradit të na kundërvihen neve më këso akuza edhe të thonë se nuk ka masakra, pasi ne vet nuk po i ecim kësaj pune”, ka thënë Ramandani.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/mohimi-i-krimeve-gjate-luftes-shihet-si-fyerje-ndaj-viktimave/29882352.html.