Mohoi lidhjen me të, Xhuli i përgjigjet Noizyt
Rap-artisti shqiptar, Noizy, në Big Brother VIP Kosova ka qenë një emër mjaft i diskutuar ndërmjet banorëve.
Ai më së shumti u përmend nga modelja Xhuli Nura, e cila deklaroi se ka qenë në një lidhje me të.
Ky i fundit kishte reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se: “Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje me atë person, as nuk do të jem”.
E së fundmi pas daljes nga BBVK, Xhuli ka qenë e ftuar në Prive në ‘25 pyetje’, ndërsa ka folur edhe për këtë pjesë.
Zeshkania tha se nuk është befasuar nga këto deklarata të Noizyt dhe se çdo kush mund të flasë çfarë të do.
“Nuk u befasova shumë, sepse tek e fundit çdo njeri ka ndërgjegjën e vet, çdo njeri flet atë që do. E vërteta është se publiku na ka parë bashkë, shoqërinë e kemi të përbashkët dhe e dinë që edhe ky Big Brother ia ka filluar prej asaj temës se ku jemi takuar me Stresin, aty jemi takuar, e di edhe personi në fjalë”, u shpreh ajo.
Xhuli theksojmë se ishte në mesin e finalistëve në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Stresi.