Moldavia mban zgjedhjet presidenciale

01 nëntor 2020 | 13:01

Qytetarët në Moldavi po i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Presidenti aktual, Igor Dodon , një politikan pro-rus dhe themelues i Partisë Socialiste , po përballet me shtatë sfidues në këto zgjedhje.

Rivalja e tij kryesore konsiderohet Maia Sandu, 48-vjeçare, një politikane pro-perëndimore dhe ish-kryeministre e vendit, që udhëheqë Partinë për Veprim dhe Solidaritet.

Sondazhet sugjerojnë se Dodon ka rreth 23 për qind të mbështetjes, pasuar nga Sandu me 20 për qind. Rreth 35 për qind e votuesve janë të papërcaktuar, thonë sondazhet.

Më 2016, Dodon mposhti Sandu në raundin e balotazhit me më pak se 5 për qind të votave, në zgjedhjet që u përcollën me akuza për mashtrime.

Prej qershorit të 2019 deri në nëntor të po atij viti, Sandu ka qenë kryeministre e vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milanit ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër…