Moldavia thotë se raketa ruse shkeli hapësirën e saj ajrore

25 dhjetor 2024 | 15:03

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë se një raketë ruse u zbulua në hapësirën ajrore të vendit, raporton “The Guardian”.

“Ndërsa vendet tona festojnë Krishtlindjet, Kremlini zgjedh shkatërrimin – duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe duke shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë me një raketë, veprime që shkelin qartë ligjin ndërkombëtar. Moldavia i dënon këto akte dhe qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Rumania, anëtare e NATO-s, ka thënë se nuk ka zbuluar asnjë raketë ruse që kalonte nëpër hapësirën e saj ajrore për ta synuar Ukrainën, siç pretendohet nga Kyivi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Efektivet e Policisë së Shtetit pritet të marrin shpërblim për…