Molliqaj akuzon Qeverinë për mashtrim rreth autostradës: Në lajthitje u vunë qytetarët e Gjilanit
03 tetor 2024
| 21:33
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.
Molliqaj thotë se në lajthitje janë vënë qytetarët e Gjilanit, ndërsa akuzon Qeverinë për mashtrime.
“Premtuan që autostrada Prishtinë – Gjilan do bëhej deri në fundin e vitit të kaluar. Një mandat pushtet qendror e një mandat pushtet lokal dhe autostradës as nuk i shihet fundi: jo për nga gjatësia, por për nga përfundimi i punimeve.