Molliqaj: Asnjë shtet në rajon s’ka reduktime
Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka kritikuar qeverinë pasi qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
“Tendenca e qeverisë se qytetarët po harxhojnë shumë është e papranueshme. Në Kosovë kemi një qeveri e cila është totalisht përgjegjëse për çdo minutë që nuk ka rrymë në Kosovë”, theksoi Molliqaj.
“Problemi energjetik botëror është para katër muaj i proklamuar. Në rajon secili shtet nuk ka reduktime të energjisë elektrike. S’ka reduktime”, tha Molliqaj.
“Nëse plani i qeverisë dhe të gjithë atyre që e mbështesin është për ta legjitimuar dëmin që po ja shkaktojnë secilit, është detyrë e secilit prej nesh me ju treguar se fshehja pas Serbisë, nuk jeni duke thënë asgjë të re. Keni marrë mbështetje prej qytetarëve. S’po kërkojmë diçka që s’e ka Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia”, theksoi ai.
“Kjo qeveri s’po e kalon testin që e ka qeveria e Bosnjës, qeveria në dorëheqje e Maqedonisë, Shqipërisë e Serbisë”, theksoi ai.