Molliqaj: Asnjëri nga ministrat e Kurtit s’është i majtë

31 janar 2020 | 22:02

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, dikur sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka sulmuar përsëri ish-partinë e tij.

Molliqaj ka thënë në emisionin “A Show”, në televizionin  “T7”, se VV’ja e Albin Kurtit është larguar nga ideologjia e saj.

Sipas Molliqajt, figurat e propozuara nga Kurti për ministra të rinj të Kosovës s’janë të majtë.

“Asnjë nga ministrat e Kurtit s’janë njerëz të majtë. Dy prej tyre ndoshta pak, po s’dinë asgjë për të majtët”, është shprehur Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë mbrëmjes…