Molliqaj: Byroja të dërgohet në Kushtetuese 

07 dhjetor 2024 | 15:51

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Byroja që na verifikon, duhet të verfikohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Lusim partitë opozitare ta dërgojnë ligjin në Kushtetuese. Shkelja e lirisë, shkelja mbi të drejtën elementare për prezumim të pafajësisë, damkosja e shantazhi janë në thelbin e Byros për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky ligj, që u miratua nga makina e votave të pushtetit duhet t’i nështrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Molliqaj.

Ai u ka bërë thirre partive opozitare parlametare që, ani pse kohë fushate, ta refuzojnë këtë argument, dhe ta dërgojnë në Kushtetuese Byron.

“Është jetike. Ta refuzojmë në bllok shantazhin që ky pushtet mendon se mund ta ushtrojë mbi ne. Në fund të këtij mandati ndodhi miratimi, që antikorrupsioni të mund të jetë përsëri në fjalimet e fushatës. Tutje, që mandati i dytë të penalizojë kritikët e kundërshtarët politik. Cilitdo që i shkon mendja ta dyshojë pushtetin, s’pari duhet të shoh kah vetja, mendon pushteti. Kjo logjikë shkon deri tek mjeku, infermieri, punëtori teknik e mësuesi. Secili është i dyshimt përballë pushtetit autoritar”.

“U pa që antikorrupsioni është veç sllogan për ta konsoliduar pushtetin, e jo për ndonjë qëllim fisnik. Korrupsioni i tyre është insitutcional. Morali i tyre i kalbur”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Gjykata Speciale nuk është krijuar në Facebook,…